Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Familja e tyre është shumë e bukur, çifti kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Prej disa javësh Ermali, tashmë në rolin e regjisorit, po punon për episodin e dytë të filmit ‘Dy gisht mjaltë’. E ngarkesa e punës ja ka kufizuar kohën dedikuar familjes.
Megjithatë, duket se aktori herë pas here e gjen mënyrën për t’i treguar familjes së tij se sa të rëndësishëm janë për të.
Sot, ai u kishte lënë nga një shënim të treve dhe i kishte vendosur te këpucët e tyre.
“Sot kur u zgjuam nga gjumi gjetëm kështu këpucët! Këtë periudhë që babi ikën në orën 04.00 për xhirime e shprehim dashurinë edhe në këtë formë”, ka shkruar Ami teksa ka ndarë me ndjekësit këtë moment.
Në letrat që i kishte lënë Amit dhe dy fëmijëve shkruhej:
-Amarda ime. Je dashuria e jetës time. Ermali
-Joel, diçka e mrekullueshme do të të ndodhi ty sot. Të dua shumë, babi. E dua zemrën tënde.
-Siaaaa. Kjo lule është për ty. Por ti je më e bukur se çdo lule. Të dua shumë, babi.