10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Pse e mbështeti lidhjen Donald-Beatrix kur pa përgjigjen e Borës? Sarah përgjigjet për herë të parë

- Advertisement -

Beatrix, Sarah dhe Einxhel u bënë pjesë e “Big Brother VIP” tre javë pas nisjes së tij. Çka do të thotë se ato kanë parë nga televizori takimin mes Donaldit dhe Borës, reagimin në rrjet dhe përgjigjet e Borës. Për këtë gjë të treja janë komentuar gjatë pas lidhjes së Beatrix dhe Donaldit.

Shumë pikëpyetje ka patur në rrjetet sociale rreth reagimit të Sarah dhe Einxhel të cilat përkrahën lidhjen e tyre dhe nuk bënë asnjë pyetje rreth asaj që po ndodhte. Shumë persona kanë qenë të mendimit se kjo përkrahje nga ana e vajzave erdhi për “lojë” dhe për të ulur pikë.

Sarah ishte e ftuar sot në “Big Brother Fan Club” ku është pyetur rreth kësaj çështjeje. Blogerja u shpreh se ajo është përfshirë shumë nga puthja e Donaldit me Borën, por gjërat brenda shtëpisë shihen ndryshe.

Unë e kam parë puthjen e tij me Borën dhe të them të drejtën jam përfshirë shumë. Por, kur hyra brenda pash kimi mes Beatrix dhe Donaldit. Unë e kam parë se si ata e shihnin njëri-tjetrin. Në atë shtëpi mund të dashurohesh me këdo dhe me një pemë. Nuk di çfarë të them. Kjo temë është e ndërlikuar.”– tha Sarah.

Mes të tjerash Sarah tha se mbështet Donaldin dhe do e mbështesë gjithënjë duke shtuar se ai do jetë fituesi sipas saj

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit