Hajrulla Çeku i Vetëvendosjes në pyetjen se pse duhet të votohet ai për Kryetar të Prishtinës, tha se i “zgjidhi problemet në themel”.
Çeku tha se përvoja në qeverisjen qendrore “më bën mua të aftë për të kryer punë”.
“Unë bëj qeverisje jo me marrëveshje të fshehta, por me buxhetim bashkë me qytetarët. Unë besoj që qeverisja ime, dhe aftësia për me kry punë, më bëjnë kandidat serioiz me kry punë. Unë i zgjidhi problemet e Prishtinës me themel. Së dyti do të angazhohem për Prishtinë që funksionon. E treta, Prishtina zhvillimore, për ekonomi familjare për më shumë të hyra, por e jo ta kemi dertin se si ta mbyllim muajin”, tha Çeku.