Zgjidhje me përbërës shtëpiakë
Nëse keni një problem të përsëritur të bllokimit të kullimit, mund ta zbatoni këtë hap në mënyrë periodike për ta ndihmuar atë të funksionojë më mirë.
Kripa është një erëz e pazëvendësueshme në çdo kuzhinë dhe përdoret pothuajse çdo ditë për gatim dhe si shtesë në gjellë. Megjithatë, kripa nuk është e mirë vetëm për ushqim. Mund të përdorni edhe kripë nëse keni probleme me kullimin dhe tubacionet. Tubacionet e bllokuara mund të çojnë në probleme të tilla si pamundësia për të bërë dush të gjatë e të nxehtë ose ndërprerja e ujit ndërsa të bëhet rregullimi.
Si mund të ndihmojnë përbërësit e zakonshëm si kripa në këtë rast? Ja si…
Nëse bllokimi është një problem i përsëritur me tubat tuaj, këtë metodë mund ta përdorni herë pas here për të përmirësuar funksionimin e tyre. Ajo është efektive për gypin shkarkues të lavamanit, dushit dhe vaskës. Gjithçka që ju nevojitet është gjysmë filxhani sodë buke, kripë dhe uthull, si dhe ujë i vluar, transmeton Telegrafi.
Menjëherë para se të shkoni për të fjetur, në mënyrë që tretësira të qëndrojë gjatë natës dhe të ketë më shumë kohë për të vepruar, ndiqni këto hapa: hidhni kripën dhe sodën e bukës në shkarkuesin e lavamanit. Pastaj shtoni uthullën dhe lini që përzierja të krijojë shkumë për rreth një minutë. Pas kësaj, shpëlani me të paktën tre litra ujë të vluar. Kripa do të ndihmojë në shpërbërjen e yndyrës dhe mbetjeve të emulguara, në mënyrë që me ndihmën e uthullës dhe ujit të nxehtë të mund të lahen më lehtë nëpër gypa.
Përzierja me kripë është një mënyrë efektive për të shpërbërë yndyrat dhe produktet për flokët që mund të shkaktojnë bllokime, por ka edhe hapa të përditshëm që mund të ndërmerrni për të parandaluar nevojën për pastrimin e gypit shkarkues:
▪ Mos e derdhni vajin e gatimit. Në vend të kësaj, ruajeni në një kavanoz të vjetër ose në një enë të kafesë dhe pastaj hidhni atë në mbeturina.
▪ Mos i hidhni mbetjet e kafesë. Hidhini ato në pleh organik ose në mbeturina.
▪ Shtoni një sitë në lavaman. Kjo do të ndihmojë të kapen copëzat e ushqimit që më pas mund të hidhen më lehtë në mbeturina.