Carl Dean, bashkëshorti i ikonës së muzikës kantri, Dolly Parton, vdiq të hënën në moshën 82-vjeçare.
Dean, i cili ishte shumë privat gjatë martesës së tij gati 60-vjeçare me Parton, vdiq në Nashville, Tennessee, sipas një deklarate që ajo postoi në mediat sociale.
E të gjithë pyesin se pse dyshja nuk la pasardhës.
Ndërsa fliste për Revistën Saga në 2023, Parton hodhi pak dritë se pse ajo dhe Carl e mbajtën familjen e tyre si dyshe.
“Kur jeni një çift i ri, mendoni se do të keni fëmijë. Unë kisha karrierën time dhe isha duke udhëtuar. Nëse do të kisha pasur fëmijë, do të kisha qëndruar në shtëpi me ta”, ishte shprehur Parton.
Megjithatë, në vitin 2014 ajo i tha Billboard se ajo dhe Carl nuk ishin kundër të kishin fëmijë dhe pranoi se madje kishin zgjedhur emra nëse do të përfundonin të kishin ndonjë.
Në të njëjtin vit, ajo i tha People: “Shpesh mendoj, thjesht nuk ishte menduar që unë të kisha fëmijë, kështu që fëmijët e të gjithëve mund të jenë të mitë”.