11.7 C
New York
Saturday, October 25, 2025

Buy now

Pse dështoi transferimi i Rrahmanit te Dinamo?

- Advertisement -

Dinamo Bukureshti ishte shumë afër që ta transferonte Albion Rrahmanin, sulmuesin e Kosovës.

Rrahmani impresionoi me paraqitje në kampionatin elitar të Rumanisë dhe u kthye në njërin prej golashënuesve më të mirë të Rapidit të Bukureshtit.

Për shkak të 18 golave dhe gjashtë asistimeve në 29 paraqitje për Rapidin e Bukureshtit, Rrahmani e siguroi transferimin te Sparta e Pragës për 5 milionë euro.

Por, sulmuesi i Kosovës ishte fare pranë transferimit te Dinamo Bukureshti, madje më herët se sa t’i bashkohej Rapidit.

Por, transferimi nuk u realizua.

Në verën e vitit 2023, Ballkani i Suharekës, ka kërkuar nga Andrei Nicolescu 400 mijë euro për Rrahmanin. Presidenti i Dinamos ka pranuar se në atë kohë klubi nuk ka mundur të rrezikonte duke ndarë atë shumë.

Kështu, 25-vjeçari përfundoi te Rapidi, pasi Dan Sucu shpenzoi edhe më shumë për transferimin e tij.

“Donim ta transferonim por nuk kishim para. Na kërkuan 400 mijë euro. Ne vetëm sa ishim promovuar në elitë dhe ishte shumë e madhe e parave për ne në atë kohë, edhe pse lojtari ishte profil interesant”, ka deklaruar Nicolescu.

Rrahmani tani bën karrierë te Sparta e Pragës dhe ka nëntë gola e dy asistime në 19 paraqitje për klubin çek.

Të ngjashme

Të fundit