7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Pse cigaret elektronike nuk ndihmojnë në lënien e duhanit

- Advertisement -

Cigaret elektronike mund t’i bëjnë ish-duhanpirësit edhe më të varur nga nikotina, ka thënë një ekspert.

Adam Winstock, një psikiatër klinik dhe profesor nderi në University College London, tha se njerëzit mund të mos e kuptojnë se sa nikotinë thithin.

Dikush që dikur kufizonte sasinë e cigareve që konsumonte në ditë, tani mund të pijë cigaren e tyre të injektuar me nikotinë vazhdimisht.

Profesori Winstock tha që njerëzit duhet të përqendrohen në heqjen dorë tërësisht nga substancat që krijojnë varësi dhe jo të gjejnë zëvendësues, siç mund të jenë cigaret elektronike për duhanin.

Ai gjithashtu tha se shërbimet për të nidhmuar në lënien e duhanit duhet t’ju ofrohen edhe konsumuesve të cigareve elektronike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit