5.9 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Pse celulari mund të ndikojë seriozisht në lëkurën tuaj

- Advertisement -

 

Studiuesit vërejnë se ne i prekim telefonat tanë rreth 2000 herë në ditë. Mund ta prekim celularin në fytyrë për të folur, ose ta prekim fytyrën me duart që e mbajnë. Ky hulumtim na tregon se celularët kanë rreth 11,000 mikroorganizma, duke përfshirë të paktën 5,000 baktere, 220 viruse dhe organizma të tjerë të lidhur.

Përveç kësaj, ato mund të strehojnë organizma alergjikë. Këto janë të lidhura me astmën dhe alergjitë e tjera. Megjithatë, të gjithë këta organizma mund të krijojnë një problem për lëkurën tonë. E gjithë kjo papastërti, kur bëhet fjalë për fytyrën tonë, mund të krijojë nga alergjitë, siç thamë, edhe puçrra.

Pra, pajisjet tona të preferuara nuk janë aq të pafajshme sa duken. Shkencëtarët thonë se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të pastrojmë sa më shpesh celularët. Nëse jeni jashtë, mund të përdorni peceta antiseptike dhe sigurisht, mos harroni të lani duart dhe mos prekni fytyrën./abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit