8 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Pse Bora Zemanit nuk i pëlqen ta pyesin për vjehrrën?

- Advertisement -

E para e ftuar në programin e “Goca dhe Gra” i cili startoi mbrëmjen e djeshme ishte Bora Zemani, e cila foli për programin e ri që do të nisë më 15 tetor në ekranin e Top Channel. Ajo gjithashtu, i gjeti vajzat në një temë që lidhej me – marrëdhëniet mes vjehrrës dhe nuses.

Kur u pyet se si i ka ajo raportet me vjehrrën, ajo u kthye menjëherë: “Po pse e shan?” pyeti me të qeshur duke sqaruar se fjala “vjehrrë” asaj nuk i pëlqen, sepse ajo i ka shumë të mira raportet me të:

Kam marrëdhënie shumë të mira, ne jemi shumë të ngjashme, në fakt. Kalojmë me orë të tëra, ulemi dhe bisedojmë. Jemi dhe të dyja nga Kuçi i Vlorës…” – thotë ajo me të qeshur.

Rikujtojmë që Bora Zemani është në një marrëdhënie me aktorin e humorit, Donald Veshaj!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit