Rrallë ndonjë transferim i bërë nga klubet e Superligës së Zvicrës solli valë të tillë euforie.
Të dielën e kaluar mbi 30 mijë shikues ishin në stadiumin e Baselit për kthimin e Xherdan Shaqirit. Logjikisht, fanella e numrit të ri 10 të Baselit është shumë e shitur. Klubi nuk ka dhënë shifra të sakta, por rreth 4500 fanella të Shaqirit janë shitur tashmë.
“Kjo është e jashtëzakonshme dhe nuk është parë më herët”, ka thënë drejtori për media i klubit, Simon Walter.
Lojtari i fundit që solli interesim të ngjashëm për fanella ishte Alex Frei, kur u kthye te Baseli nga Borussia Dortmundi në vitin 2009.
Por shifrat e shitjes së fanellës së Shaqirit nuk do të rriten menjëherë. Aktualisht nuk ka kopje në dyçanin e klubit. Dhe qindra kërkesat e bëra online do të procedohen gradualisht.
Sipas Baselit kjo ka të bëj me numrin në fanellë.
“Janë të veçantë për të gjitha fanellat e këtij viti dhe po prodhohen gradualisht. Për fat të keq kjo merr disa javë”, ka thënë Walter.
Te Baseli thonë se tifozët e interesuar për fanellë të Shaqirit duhet të lajmrohen në shitoren online.
Edhe fanella e tretë e Baselit, e prezantuar dy javë më parë, është shitur plotësisht. Vetëm disa me ngjyrë të verdhë dhe të zezë janë në dispozicion në shitoren e tifozëve. Sipas Baselit nuk do të prodhohen të tjera.
Një fanellë tjetër do të prezantohet në pranverë. Natyrisht edhe ato me mbiemrin “Shaqiri” në shpinë.