19.4 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Pse Banka Botërore e vendosi Kosovën të fundit në listë sa i përket numrit të të punësuarve?

- Advertisement -

Në raportin e publikuar nga Banka Botërore shihet se nga vendet e rajonit Kosova është e fundit sa i përket përqindjes së të punësuarve me 37 për qind të njerëzve në moshë pune. Njohësit vlerësojnë se në këtë shifër ka ndikuar ikja e fuqisë punëtore por edhe politikat jo adekuate ekonomike.

E fundit në Raportin e Bankës Botërore është radhitur Kosova sa i përket numrit të të punësuarve.

Sipas të njëjtit, vetëm 37 për qind e njerëzve në moshë pune janë të punësuar në Kosovë.

Mirëpo ndaj interpretimit të saj reagoi ministri i Financave, Hekuran Murati i cili tha se këto shifra kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës.

“Raporti i Bankës Botërore, siç edhe mund të shihet në tabelën më poshtë, e thotë që papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 është 10.9%. Shifra që disa media po i referohen në atë raport, ka të bëjë me pjesëmarrjen e popullsisë aktive në tregun e punës, pra tregues tjetër prej atij të papunësisë. Kushdo që e ka lexuar së paku një libër për këtë temë, din ta bëjë dallimin në mes të shkallës së papunësisë dhe shkallës së pjesëmarrjes së popullsisë aktive në tregun e punës.”, ka thënë Murati.

Por, kreu i Sindikatës së Pavarur të punëtorëve në sektorin privat, po vlerëson se në këtë përqindje ka ndikuar edhe ikja e fuqisë punëtore nga vendi.

“Mua nuk po më del e arsyeshme ajo që thotë 37 për qind të fuqisë punëtore aktive nuk janë të punësuar, kompanitë private edhe punëtorët e kualifikuar dhe të pa kualifikuar është një mungesë tepër e madhe dhe realisht ne në këtë rast nuk dijmë çka të themi vetëm e dijmë që Kosova ka mungesë të punëtorëve të të gjitha lëmive duke ju falënderuar po them në thojza liberalizimit të vizave”, deklaroi Azemi.

E kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj thotë se ky raport tregon për gjendjen e vështirë socio-ekonomike në vend.

“Kjo është për shkak se ne nuk kemi ofruar mundësi dhe pako stimuluese qoftë për investitorët e huaj, qoftë prodhuesit vendorë dhe njëkohësisht në politikat të cilat nuk janë stimuluese dhe ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve dhe njëkohësisht për punëdhënësit dhe punëmarrësit është shifër shqetësuese edhe për fat të keq është shifër shqetësuese sepse neve na ka mbetur një fuqi punëtore por nuk është mirë e përgatitur”, tha Dreshaj.

Sipas këtij raporti, nga vendet e rajonit, e para radhitet Shqipëria me 58 për qind, e pasuar nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut e Bosnje e Hercegovina. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit