Home Rozë Pse Ariana Grande e anashkaloi edhe sivjet ceremoninë e Grammy Awards

Pse Ariana Grande e anashkaloi edhe sivjet ceremoninë e Grammy Awards

0

Ariana Grande nuk u shfaq dje në ndarjen e çmimeve Grammy.

Fansat supozojnë se arsyeja për këtë është se ajo ka mbetur jashtë kategorive më të mëdha të çmimeve si ‘Albumi i Vitit’, ‘’Rekordi i Viti’t dhe Kënga e Vitit’.

Ndërsa Grande mungonte në shfaqjen e çmimeve, ylli i saj i “Wicked”, Cynthia Erivo, mori pjesë në Grammy.

Cynthia Erivo

Eriva u shfaq me një fustan argjendi me prerje dhe ishte një nga interpretueset në skenë.

Gjegjësisht, ajo i bëri homazhe yllit amerikan Quincy Jones duke performuar një nga këngët e tij.

Ariana Grande

Edhe pse Grande nuk u shfaq në Grammy Awards, ajo mori pjesë në Golden Globes muajin e kaluar.

Kjo nuk është hera e parë që Ariana nuk shfaqet në Grammy Awards, por është bërë praktikë e zakonshme e saj prej vitesh, edhe në rastet kur është nominuar për çmime të caktuara.

Exit mobile version