Partia Socialdemokrate në një komunikatë për media ka thënë se qeveria Kurti është armiqësuar me sindikatat të cilat kërkojnë rritje pagash.
PSD thotë se masat që I ka marrë qeveria karshi situatës me cmime të ngritura janë konservatore.
Jetesa në Kosovë është vështirësuar shumë. Brenda pak muajve të këtij viti çmimet e produkteve janë shtrenjtuar e si rrjedhojë edhe pagave iu ka humbur vlera. Përballë kësaj, reagimi institucional është i vonuar e gabuar. Masat që kjo qeveri ka ndërmarrë përballë krizës janë shtrënguese e konservatore – pikërisht e kundërta e nevojave të shumicës.
Aq e vështirë jetesa sa shpresa mbetet vetëm ikja, nga ky rend, nga këto kushte, nga kjo jetesë e vështirë. Nuk e gjejnë zërin e solidaritetit tek institucionet këtu por tek “tjetri” i largët”, thuhet në komunikatë.