![PSD paralajmëron gaz lotsjellës nëse Kurti e themelon Asociacionin PSD paralajmëron gaz lotsjellës nëse Kurti e themelon Asociacionin](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/02/nushi-1.jpg)
Në emisionin “Debat Plus” po diskutohet për qëndrimet e PSD-së karshi situatave politike në vend. Në vazhdën e diskutimeve, Nol Nushi nga kjo parti tha se nëse kryeministri Albin Kurti do ta themelojë Asociacionin, “do ta ketë gazin [lotsjellës] aty”.
Nushi tutje e kritikoi qasjen e opozitës, për të cilën, tha se po shpresojnë se vijnë në pushtet duke e rrëzuar Kurtin ndërkombëtarët.
“Krejt opozita në Kosovë, krejt kartat i ka duke i thënë bëje Asociacionim, duke menduar që nuk e bën. Krejt opozita shpresojnë që nuk e bën e vijnë ata të jashtit e rrëzojnë e vijnë këta edhe e bëjnë”, tha Nushi në Debat Plus.