Dardan Molliqaj, kreu u PSD-së, ka njoftuar se partia e tij e ka paguar gjobën e shqiptuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi
“Sot paguam gjobën e shqiptuar ndaj PSD nga Agjensioni për Informim dhe Privatësi. E bëmë pagesën brenda afatit 15 ditor, dhe në këtë mënyrë paguam vetëm gjysmën e shumës”, ka thënë Molliqaj.
Ai i ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë donacione për ta paguar borxhin.
Ishin dhjetëra donacione që për pak ditë arritën shumën prej 11,778.25 euro. Përgjigja e aktivistëve e qytetarëve ishte shumë e shpejte prandaj jemi të ngazëllyer dhe shumë falenderues”, tha Molliqaj, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai gjobën e ka konsideruar absurde në shumë drejtime.
“Gjoba është absurde në shumë drejtime. Politike si motiv dhe e padrejtë për nga ligji. Në rast të mos pagesës rrezikonim funksionimin e përditshëm dhe aktivitetet opozitare. Prandaj këtë e kemi denoncuar përmes padisë në Gjykatë të cilën jemi të bindur që do ta fitojmë dhe kjo shumë do të na kompensohet”.
“Pushteti ka ndryshuar metodën. Dikur përdorte dhunën policore e burgun, kurse tash ka filluar gjobat e ulëta e të larta për secilin veprim tonin opozitar. Kjo është shenjë e qartë e një pushteti represiv. Prandaj aktiviteti ynë do të vazhdojë edhe më fuqishëm”, tha Molliqaj.