Teutë Rrusta, përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate (PSD), ka kritikuar Presidenten Vjosa Osmani për politikën që ajo po udhëheq, duke e cilësuar atë si një “presidencë megalomane” që është e shkëputur nga realiteti i shumicës së qytetarëve të Kosovës.
Rrusta thotë se Osmani po përfaqëson një politikë që mbështet ata që tashmë kanë privilegje dhe se modelin e saj si grua politike nuk ka ndikim te gratë nga shtresat e tjera shoqërore.
Ajo e quan këtë një “riprodhim të hesapi” dhe një politikë që është e interesuar vetëm për pasurimin e grupeve të caktuara, duke mbetur e largët nga realiteti që jetojnë shumica e qytetarëve.
E plotë:
Presidentja Osmani përfaqëson atë politikë që ka për dysheme tepihun e kuq të thurur prej standardeve që privilegjojnë ata që tashmë kanë. Riprodhuese hesapi. Modeli i saj si politikane mbetet jorelevant në impaktin që ka tek gratë në shtresat e tjera shoqërore. Presidente megalomane. Pa prekje me realitetin që e jetojnë shumica e njerëzve këtu. Presidente që ushtron pushtet veç për interesat e llojit të saj.
Po ashtu, edhe Nol Nushi, ka theksuar se Presidentja Osmani dhe Kryeministri, së bashku me eskortat e tyre, janë arsyeja kryesore për bllokimin e qytetit. Nushi ka kritikuar mënyrën se si ata abuzojnë me pushtetin, duke e shfrytëzuar atë për interesa personale, duke bllokuar rrugët për të shkuar dhe për të pirë një kafe, duke krijuar një situatë kaotike për qytetarët. Ai ka kërkuar që kjo praktike të ndalohet, duke e quajtur atë një pengesë për lëvizjen dhe jetën normale të qytetit.
Këto kritika të forta vijnë pas një videoje virale ku eskorta e Presidentes Osmani dhe të paktën 4 përcjellës bllokojnë rrugën për t’i shoqëruar vajzat e Presidentes në një qendër tregtare në Prishtinë