0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

PSD me aksion në Kuvend: Vendos stikersa me mbishkrim “Kuvend jodemokratik”

- Advertisement -

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës.

Aktivistët e kësaj partie kanë vendosur në dyert e Kuvendit të Kosovës stikersa me mbishkrim “Kuvend jo demokratik”.

Policia e Kosovës ka monitoruar aksionin ndërsa nuk është njoftuar për ndonjë incident..

Njoftimi i plotë:

E vonuan, e zvarritën, por nuk arritën ta ndalin. Peticioni i nënshkruar nga mbi 11 mijë qytetarë, ku kërkohet inicimi i ligjit për faljen e gjobave të pandemisë, tash së fundi kaloi të gjitha procedurat burokratike, por jo edhe lejimin e pjesëmarrjes në seancë ku diskutohet dhe votohet kjo temë.

Është dekurajuese qasja e Kuvendit, përkatësisht kryeparlamentarit Konjufca, për qytetarët që kanë nevoja dhe organizohen rreth çështjeve në interes për ta. Demokracia përfaqësuese është më e gjërë sesa formaliteti i shtruar në institucione.

Ligji e mundëson, deputeti e refuzon. Në vend se të nxiten iniciativat e tilla dhe të mbrohen direkt nga qytetarët, frika e pushtetit zuri ulësen e tyre. Këta përfaqësues janë të kapur ngushtë pas pushtetit të tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit