Lajme

​PSD, Kurtit: “Po e do pushtetin, po e bon Zajednicën”

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2023

Aktivistë të PSD-së kanë ndërmarrë sonte një aksion simbolik kundër kryeministrit Albin Kurti, në hapjen e Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”.

Në momentin kur Kurti mori fjalën, anëtarja e PSD-së Donjeta Demolli përmes një altoparlanti lëshoi një deklaratë të kryeministrit ku thuhej se “Zajednica nuk kalon”.

Po ashtu, ajo mbante një parullë me mbishkrimin “Po e do pushtetin, po e bon Zajednicën”.

“Sot, për ta ruajtur pushtetin e vet, Zajednicën po ia sjell Kosovës. Nuk do të ketë normalitet me Zajednicën në Kosovë, e me Albin Kurtin kryeministër!”, ka shkruar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.