13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

PSD: Kurti i do mediat e mbyllura, të kufizuara, të disiplinuara, të varura dhe pa imagjinatë

- Advertisement -

Partia Socialdemokrate ka mbajtur të enjten aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, duke i vendosur kamera e mikrofon në kafaz, që simbolizon mbështetje për gazetarët.

Aktivistja e PSD-së, Sonila Pllashniku, ka kritikuar qasjen e Qeverisë ndaj mediave. Sipas saj, kryeministri Albin Kurti i do mediet e mbyllura, të kufizuara, të disiplinuara, të varura dhe pa imagjinatë.

“Sulmi ndaj mediave është me paramendim. Caku që pushteti aktual ka vënë merr me vete krejt çka i del përpara, deri në mbërritje. Të paktën këtë e dëshiron. E kësaj nuk i shpëtojnë dot as mediat, siç nuk i shpëtuan as mësimdhënësit, as sindikatat, as tregimi për UÇK-në. E gjithë shoqëria është në shënjestër. Një vetëdije e re po tentohet të mbjellët, dhe kjo përmes falsifikimeve”.

“Tutje, antikorrupsioni është lidhur me antikombëtarizimin. Se kjo dhezë, apo jo? Ta ushqejmë nacionalizmin, siç bëri me veriun e vendit. Pushteti na bëri sinonime, sepse propaganda nuk guxon të ketë hapësira të pambuluara shpjegimi. Ka përgjigje për çdo gjë. Ajo thotë: ata që nuk e duan vendin, na e vodhën, sepse veç një antikombëtar vjedh. Ky moral i hekurt është grusht për këdo që analizon e kritikon”.

“Prandaj sulmohen mediat. Dhe nuk ka nisur dje. Fillimisht duke abstenuar në emisione, tutje përzgjodhi RTK-në, të cilës ia kontrollon bordin (por doli veprim i paligjshëm shkarkimi i bordit të kaluar), deri tek mbyllja që filloi me Klan Kosovën. Në një rend autoritar çështjet teknike janë çdo here edhe politike. Pyetja shtrohet: çka iu duhen mediat? E po, propaganda nuk është vetëm transmetim lajmesh, ajo interpreton ato sipas versionit zyrtar. Dhe me këtë vdes pluraliteti”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit