1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

PSD: Jemi këtu që të mos e përsërisim Vetëvendosjen, por të ndërtojmë diçka autentike

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se pushteti i ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet shoqërore.

Ndërsa, Molliqaj për opozitën tha se po i shërben pushtetit.

“Kemi qenë paralajmërues që ky pushtet vetëm sa do ta zymtojë Kosovën dhe do të krijojë ambient të pafavorshëm. Ky pushtet i ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet shoqërore. Ajo që na shqetëson tutje janë veprimet e opozitës parlamentare që ne i shohim si shërbim ndaj këtij pushteti”, tha ai gjatë një konference për media.

Gjatë kësaj konference kryetari i kësaj partie bëri thirrje për të rinjtë që nuk janë të kënaqur, t’i bashkohen forumit rinor.

“Gjendjen e shohim pushtet me elemente autoritare pa opozitë. Ne e kemi nisur një rrugë jemi këtu me disa të rinj që do ta themelojnë forumin rinor të PSD-së. Kjo paraqet thirrje dhe mundësi për të gjithë të rinjtë që nuk janë të kënaqur me pushtetin.

Tutje ai tha se si parti janë këtu për ta mos përsëritur Lëvizjen Vetëvendosje, por janë duke ndërtuar diçka më autentike.

“Ne jemi këtu për mos me e përsëritë Vetëvendosjen, jemi këtu për të ndërtuar diçka më autentike”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit