Anëtarët e Partisë Socialdemokrate e kanë mbyllur me dry e zinxhirë derën e Komisionit të Pavarur për Media.
Kjo, vjen si protestë e PSD-së pasi Klan Kosova ka raportuar se bordi i KPM-së është mbledhur për të diskutuar në mënyrë joformale çështjen e pezullimit të certifikatës së biznesit nga ana e MINT-it.
“Aparatçikët që duan të na e mbyllin gojën i mbyllem brenda. KPM sot është mbledhur me urdhër të Qeverisë. Duan ta shfrytëzojnë gjendjen e krijuar me Serbinë për të na e mbyllur gojen. Rreziku nga Serbia nuk mund ta justifikojë diktaturën brenda. Përkundrazi, liria e demokracia janë fituar me luftë. Ato nuk do të dorëzohen kurrë, për asnjë çmim”, thuhet sipër videos së tyre.