-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

PSD-ja me aksion para Qeverisë, i kërkojnë Kurtit t’i largojë “konservatorët” prej partisë

- Advertisement -

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës në shënim të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Grave, raporton Ekonomia Online.

Aktivistët e kësaj partie në hyrje të qeverisë kanë shënuar me ngjyrë të kuqe “Kryeministër kryej punët e shtëpisë! Largoj konservatorët prej partisë!”.

Tetuta Rrusta, nga PSD-ja tha se me këtë parullë janë duke kërkuar nga kryeministri Kurti që ti largoj nga partia sipas saj, konservatorët që janë duke kundërshtuar ligjet, apo nuk janë duke i votuar ato, si kodin civil e ligjin për IVF.

Ajo ka thënë se edhe kryeministri është duke heshtur karshi tyre dhe as nuk po i kritikon, po as nuk po sheh mënyra për me i bind ose me i largu nga partia.

Ajo ka shtuar se në ketë formë qeveria është duke heshtur për ta ruajtur pushtetin.

“Sot është 8 marsi dita e gruas punëtore edhe natyrisht qe 8 marsi gëzon këtë statusin e universales ma shumë barazi, më shumë kërkesa për liri. Neve ky 8 mars na gjene me një situatë kogja problematike, i kemi disa situata siç është kodi civil dhe ligji për IVF të cilat e kanë ngjall këtë debatin e madh mes forcave konservatore edhe grupeve të aktivisteve të shoqërisë civile edhe partive progresiste. Por ne krejt këtë debat ka munguar dikush e kjo është qeveria e Kosovës e cila siç duket duke shijuar me ruajt pushtetin me çdo kushte është duke bërë një koalicion të heshtur me grupe të cilat praktikisht janë rryma konservatore që na bënë në me mëndu që edhe kjo parti është e atij materiali. Ne momentin që ti ki aq shumë pushtet për mi transferuar normat shoqërore dhe vazhdon me po të njëjtën kjo nuk ka kuptim dhe na bënë neve me dyshuar që kjo parti dëshiron që ti këtë të gjitha forcat brenda që e ka vetëm një qëllim e që qëllimi i vetëm është pushteti”.

“Ne nuk kemi si ta shpjegojmë ndryshe se si flitet për barazi gjinore e nuk ka as një veprim. Ne krejt çka kemi parë në lëvizjen populiste të Kurtit është shikimi i gruas vetëm përmes një roli, ai roli i nënës. Ne e kemi shumë problem që me qenë të reduktuar në mitër dhe krejt çfarë ka ka nxjerr nga qanat e punëve kryeministri ka qenë rritja e idesë së nenës edhe si ky roli fondom i realizmit të gruas. Ne sot e kemi shkruar ketë parullë e cila e fton kryeministrin, ironikisht kryeministri as nuk po i kritikon, po as nuk po sheh mënyra për me i bind ose me i largu komponent e partisë të cilët sipas tyre po e pengojnë implementimin e ligjeve ose votimin e ligjeve. Ne e dimë që me një forcë si VV-ja kur nuk ka pajtueshmëri çka i gjana ata anëtar të partisë, mirëpo në këtë rast ne mendojmë që është një far pajtimi i heshtur i cili e ka kalkulatorin në dorë”, ka thënë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit