Aktivistë të kësja partie kanë ngjitur një baner në objektin e kësaj Ministrie me mbishkrimin “Punëtori grevon, pushtetit ndëshkon”.
Lisjan Perolli, aktivist i PSD, tha se gjuha e vetme e përdorur nga Qeveria minatorët grevistë ka qenë ajo e ndëshkimit.
Ai tha se pavarësisht premtimeve të kryeministrit Albin Kurti për investime milionëshe në këtë ndërmarrje, aty nuk është bërë asnjë investim.
“Sot është bërë dita e 7 prej kur punëtoret e Trepçës janë futur në grevë. Prej asaj dite deri më sot gjuha e vetme që pushteti e ka përdorur ndaj këtyre punëtorëve ka qenë gjuha e ndëshkimit. Ka qenë gjuha e shantazhit edhe e kërcënimit”.
“E njëjta gjë po ndodh edhe sot, kryetarin e sindikatës se Trepçe e pushuan nga puna pse punëtorët janë futur më grevë. Premtimet e Kurtit i premtoj 7 milion euro investime brenda për dy vjet qeverisje. Sot gati tri vite më vonë qeverisje nuk ka as një investim. Është më se e qartë se mendësi të cilën e përfaqëson Kurti është ajo e shantazhit për kontroll”, tha ai. /EO/