Partia Socialdemokrate e ka uruar përmes një kartoline deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, për gradimin e bashkëshortes së tij në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).
Bashkëshortja e deputetit Bajqinovci raportohet të jetë bërë kryeinfermiere në repartin e Patologjisë.
PSD-ja, në një postim bë Facebook të martën, i është drejtuar Bajqinovcit me një letër urimi.
“Nuk mund të jenë profesionistë e meritorë në punësim veç familjarët e këtij pushteti. Ky është arsyetim është helmues dhe i rrezikshëm”, shkruhet në letrën e PSD-së për Bajqinovcin.
“Shumë urime Mefail!!! Nëse nuk i punësoni ju familjarët, kthehen ata që i kanë punësu qe 20 vjet! “Kur nuk je për tëndin, nuk je për kërkon” Populli!”, shkruhet në kartolinë.