11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

PSD-ja e akuzon Kurtin për shkelje të të drejtave të punëtorëve

- Advertisement -

Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, për 1 majin Ditën e punëtorëve.

Ata kanë vendosur para Qeverisë së Kosovës një ulëse për pushues, një qeder e pijë dhe një pankartë me mbishkrimin, “Jemi në pushim vjetor 365 ditë”, reagim ky ndaj të drejtave të punëtorëve.

Në një deklarim për media, Donjeta Demolli nga PSD-ja, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i shkel të drejtat e punëtorëve.

Demolli ka thënë se një pastruese e Zyrës së Kryeministrit paguhet vetëm 185 euro.

“Në Kosovë ende punëtorët vazhdojnë t’i kërkojnë të drejtat e tyre sepse në zyrën e kryeministrit sepse mirëmbajtja e saj paguhet vetëm 185 euro, punëtorët e supermarketeve nuk pushojnë as në festa e nuk guxojnë me kërkuar pushim as kur janë të sëmurë”.

“Sot kryeministri është në pushim, jo veç sot, jo veç në festa e jo veç kur është i sëmurë por në 365 ditë prej që e ka marrë mandati dhe për këtë arsye e kemi ilustruar qasjen e tij ndaj të drejtave të punëtorëve me një ambient plazhi, sepse qasja e tij ndaj punëtorëve, është veç pushim e qejf. Është i qartë që kryeministri nuk po punon për Kosovën”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit