Partia Socialdemokrate vlerëson se ripërcaktimi i kufijve do të ishte zgjidhja më e mirë në kontestin Kosovë-Serbi.
Zgjim Hysni, anëtar i PSD-së, tha në Frontal në T7 se kështu do të përfillej edhe vullneti i shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Kjo i bie me e përfill vullnetin e shqiptarëve në Luginë dhe vullnetin e serbëve të Kosovës”, tha Hyseni.
Ai nuk beson se kryeministri Albin Kurti do t’i kthehet kësaj ideje.
“Z. Kurti nuk shkon përgjatë kësaj ideje”, tha Hyseni.