Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik te Biblioteka Kombëtare.
Zyrtarë të këtij subjekti kanë vendosur një “librezë” të Arbërie Nagavcit ku ata kanë shkruar disa “lëndë” dhe e kanë notuar.
Sipas PSD’së, Nagavci në “Ndërtimin e çerdheve të reja” ka notën 1, në “Sjellja ndaj sindikatës së arsimit” 1, në “Furnizimi me kohë i librave shkollorë” 1, për “Rezultatin në Pisa” 1.
Ndërsa notën 5 ia kanë vendosur për “Shkelje të kushtetutës”.