Partia Socialdemokratike ka mbështetur dhe i bashkohet thirrjes së profesorëve të UP-së për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Përmes një komunikate për media, thuhet se vendimi administrativ që kufizon mbështetjen financiare duhet ndryshuar, sipas tyre, ‘nuk kërkon as shumicë të dyfishtë as shumicë të theksuar në Kuvend, asnjë votë madje. Asgjë veç vullnetit politik të ministrit. Nëse nuk dinë ta shkruajnë, e bëjmë ne për ta. Veç nënshkrimi na duhet’.
“Kushdo që në çfarëdo mënyre është i lidhur dhe frymon me përpjekjet popullore për liri duhet të jetë i shqetësuar me rrjedhën që po merr procesi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. E vërteta është që në Kosovë shumëkush vuan nga pasojat e këtij procesi të padrejtë, ndërkaq ata që e kanë obligim të përkujdesen për t’u përgjigjur ndaj këtij procesi janë indiferent. Një vendim administrativ është në pyetje, ai nuk po ndryshohet. Përveç kornizës së padrejtë dhe arbitrare që nga themelimi, vazhdimi i procesit e ka thelluar padrejtësinë dhe i ka rritur arsyet për shqetësimin. Më të vështirë e bën përgjigja e pushtetit ndaj këtij procesi”, thuhet në komunikatë.
Sipas tyre, tej zgjatja e procesit është cenim serioz i të drejtës për gjykim të drejtë.
“Në këtë proces po cenohet parimi i barazisë së armëve midis palëve në gjykim. Në njërën anë e kemi një organ të akuzës që funksionon si sistem, që është i tej financuar e që ka kapacitete profesionale e administrative. Në anën tjetër, përballë saj është mbrojtja me avokatët që paguhen sipas detyrës zyrtare. Kjo situatë, ky raport forcash nuk sjell asgjë të mirë”, thuhet tutje.
“Avokati sipas detyrës zyrtare çfarë tregon? Statusin dhe rëndësinë që Qeveria denjon për UÇK-në. Sikur secila epokë, secili moment, çfarëdo rasti. Kaq e vlerëson UÇK-në Qeveria, ndërkohë që e gëzon pushtetin në Kosovën e çliruar e të pavarur