Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka reaguar në lidhje me shkarkimin e ekipit menaxhues për Asociacion, për të cilin lajmëroi sot ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ajo tha se ekipi menaxhues nuk është shkarkuar mirëpo i ka përfunduar mandati.
“Ekipi menaxhues nuk është shkarkuar, siç po trumbetohet nga deputetë të pushtetit. Atij i ka përfunduar mandati. Mos manipuloni me terma. Punë e madhe do të ishte shkarkimi para takimit të 2 majit. Ç’na duhej puna e propozimi i tyre? Ai grup dihet çfarë pikëpamje ka për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Rrusta