Partia Socialdemokrate kanë zhvilluar një aksion tjetër simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Këtë herë ata e shpallën kryeministrin Albin Kurti “veteran të rrejshëm të UÇK-së”.
Një pankartë me mbishkrim të tillë u la para derës së Qeverisë.
Kryeministri Albin Kurti e ka rikthyer debatin e listës së veteranëve të UÇK-së, çështje për të cilën disa vjet më parë prokurori Elez Blakaj e kishte përgatitur një aktakuzë.
Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thonë se rreth dy mijë persona, kryesisht ata që kanë falsifikuar dokumentet për ta fituar statusin e veteranit të luftës, janë larguar nga lista e pëfituesve të pensionit.