Në 11 maj shqiptarët e Shqipërisë ju drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e cila do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 5225 kuti për votat brenda vendit, teksa kujtojmë se këtë vit ka votuar edhe diaspora.
Ndërkohë që procesi i numërimit të votave vijon deri më tani në votat e ardhura nga diaspora kryeson bindshëm Partia Socialiste, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Sipas të dhënave të KQZ-së janë numëruar deri më tani 38806 zarfa nga 194889 që janë gjithsej.
Nga këto në rang vendi Partia Socialiste ka marr 21305 vota, (55,30%), Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marr 10951vota (28,42%).
Rezultatet e partive të tjera janë si më poshtë:
Lëvizja Bashkë 934 vota 2,42%
Lëvizja Atdheu (LA) 49 vota 0,13%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 248 vota 0,64 %
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 3161 vota 8,20 %
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 227 vota 0,59%
Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 16 vota 0,04%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 100 vota 0,26%
Partia Mundësia (MUNDËSIA) 1176 vota 3,05%
Partia Socialdemokrate (PSD) 361 vota 0,94 %.