Në Gjykatën Themelore është mbajtur seanca ndaj të akuzuarve B.K dhe B.Ç të cilët ngarkohen me veprën penale “lëndim i rëndë trupor” ndaj A.L, raporton EO.
Mbrojtja e të pandehurëve ka kërkuar që të zëvendësohet masa e paraburgimit, por Prokurori i rastit dhe avokati i të dëmtuarit kanë kundërshtuar këtë mbi faktet se të njëjtit më parë kishin qenë në arrati. Me ç’rast seanca është shtyrë për 1 dhjetor.
Mbrojtësit e të pandehurve, avokatët Heset Mazrekaj dhe Burim Sallova, që masa të zëvendësohej e argumentonin mbi atë se janë përfunduar fazat hetimore.
“Ne nuk e kemi pranuar asnjërën prej provave materiale në të mund të argumentohet se gjendja faktike. Kemi një propozim sa i përket kërkesës së paraburgimit, i propozojmë gjykatës që të mbrojturit tonë të ndërpiretet masa e paraburgimit dhe të zëvendeësohet me një masë tjetër. Për shkak se kanë përfunduar të gjitha kushtet të cilat është caktuar masa e parpaburgimit. I mbrojturi ka përfunduar deklaratën të gjithë të dëmtuarit kanë dhënë deklaratën e tyre, akti akuzues është ngritur nga ana e prokurorisë, po ashtu i njëjti nuk do të ndikojë në dëshmitar apo në prova. Mendojmë se një masë më e butë do të arrinte efektin për sigurinë e procesin gjyqësor”, theksoi Sallova.
I pandehuri Besart Kelmendi u deklarua duke thënë se nuk ka arsye që të mos paraqitet më.
“E mbështes, unë jam dorëzuar vet në prokurori dhe nuk kam asnjë arsye për mos ardhjen në prokurori”, tha ai.
Avokati Mazrekaj kërkoi që klientit të tij t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.
“Bazuar në faktin se i mbrojturi im e ka identititin e ditur për gjyqësinë edhe adresën e saktë dhe nuk ka qenë asnjëherë asnjëherë deri në datën e arrestimit nuk ka qenë i informuar se është i kërkuar prandaj i propozoj gjykatës që duke pasur parasysh rrethanat konkrete në funksion të mos pengimit të drejtësisë në konstatimin e kësaj` cështjes, propozoj kësaj situatës që masa e paraburgimit të dyshuarit tia shëndërroj në një masë më të lehtë sic është arresti shtëpiak”, kërkoi Mazrekaj.
Mirëpo këto janë kundërshtuar nga prokurori dhe avokati i të dëmtuarit, meqenëse ata nënvizojnë rrezikun e ikjes fhe pengim në procesin gjyqësor.
Prokuroria Vesa Maloku e konsideron të papërshtatshëm zëvendësimim e masës.
“Prokuroria e Shtetit qëndron kanë propozimin për vazhdimin e masës së paraburgimit të paraqitjes, për faktin se ende nuk qëndrojnë kushtet për të cilat konstatuan të vazhdohet kjo masë e paraburgimit. Zëvëndësimi me masa të tjera alternative është i pa përshtatëshëm për rastin konkret dhe nuk do të arrihet të sigurohet prezenca e të pandehurit”, ka theksuar Vesa Maloku.
E avokati i A.L, Asdren Hoxha theksoi se kërkesat e mbrojtësve janë “absolutisht të paqëndrueshme”, pasi të akuzuarit kanë qenë në arrati për një kohë të gjatë, dhe për shkak të kësaj çështja është zvarritur për muaj të tërë.
“Mbështes në tërësi kundërshtimin e prokurorës për ndërprejrejn apo zëvndësimin e masës së paraburgimit, duke e konsideruar se kërkesat e mbrojtësve janë absolutisht të paqëndrueshme duke pasur parasysh faktin se të akuzuarit kanë qenë në arrati një kohë të gjatë me shumë përpjekje për tu arrestuar. Për shkak të arrratisjeve të pandehurve kjo cështje është vonuar dhe vonohet edhe sot për shkak të kërkesave të avokatëve mbrojtuës. Gjithashtu palët nuk janë pajtuar për shkak të një qëndrimi jo korrekt ndaj drejtësisë dhe palës së dëmtuar nga ana e të akuzuarve po ashtu sic është cekur në aktakuzë të akuzuarit janë përsëritës të veprave penale, njëri me 5 aktgjykime fuqi plotë, tjetri me dy. Andaj bazuar në rrethana të sipërme dhe jo vetëm konsiderojë që nuk janë përmbushur kushtet për ndërprejre apo zëvëndësim të masës. kërkoj nga gjykata me shumë rrespket që kërkesën në fjalë ta refuzoj”, shpjegoi Hoxha.
Gjyqtari Ahmeti vendosi që seanca të ndërpritet, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 01 dhjetor 2025, në ora 13:30, kur do të merret vendimi lidhur me propozimin për masën e paraburgimit.
“Duke pasur parasysh faktin që mbrojtësit nuk janë pajisur me shkresën e lëndës, presim njëherë duke vlerësuar propozimin e mbrojtësit të pandehurit avokatit, gjykata merr aktvendim. Seanca sot ndërprehet, ndërsa seanca e rradhës me datën 01.12.2025, në ora 13:30. Lidhur me propozimin gjykata do të vendos me aktvendim të vecantë jashtë kësaj seance”, ka përfunduar ai.
Ndërkohë që qysh në fillim të seancës të pandehurit kanë provokuar, pa çka është dashtë të shtohet numrin i policëve.
Për arsye sigurie, të dy palët janë rrethuar nga policia gjatë gjithë seancës, për të shmangur çdo incident të mundshëm.






