Avokati Ardian Bajrakatari ka vlerësuar se Gjykata Speciale duhet t`i hedh poshtë “provat” e siguruara nga regjim gjenocidal i Millosheviqit.

Ai ka bërë me dije se këto “prova” duhet të rrëzohen në bazë të rregullit 138 të Rregullores së Procedurës dhe Provave e Dhomave të Specializuara, e cila i referohet pranueshmërisë së provave.

Në profilin e tij në “Facebook”, Bajraktari ka shpjeguar dispozitën mbi bazën e të cilës këto prova duhet të hidhen poshtë.

“Referuar paragrafit 2, të rregullës 138, e cila i referohet provave të papranueshme, parashihet se provat e siguruara nëpërmjet një shkeljeje të Ligjit, ose të Rregullores, apo normave të së drejtës ndërkombëtare janë të papranueshme, në qoftë se: shkelja hedh dyshim thelbësor mbi besueshmërinë e provës; ose pranimi i provës do të ishte shkelje, ose do të dëmtonte rëndë integritetin e procesit. Kjo dispozitë është tejet e rëndësishme dhe domethënëse, madje mbi bazën e kësaj, provat e pranuara nga shtetit serb duhet shpallen të papranueshme ngase nuk ka dilemë që plotësohen kushtet për një gjë të tillë”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Po ashtu, nuk ka dyshim se provat e siguruara nga një regjim i cili ka ushtruar veprime të dhunshme, përfshirë qëllim për zhdukje të popullit shqiptar nga Kosova, deri në shkallën sa është detyruar të intervenojë NATO-ja, pra, përveçse përmbushet me dyshime të forta dhe të bazuara elementi i parë që këto prova janë siguruar me shkelje ligji, qartazi janë edhe në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare. E duke qenë si të tilla, pa asnjë dyshim këto shkelje hedhim dyshime të forta përveçse mbi besueshmërinë e tyre, po ashtu pranimi do të dëmtonte rëndë integritetin e procesit gjyqësor, integritet i cili edhe ashtu është i dëmtuar tej mase. Prandaj, është shumë e rëndësishme të ritheksohet fakti se në rrethanat të rastit konkret, përmbushen kushtet e përcaktuar me Rregullore, që këto “prova” të shpallen të papranueshme”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

“Provat” e siguruara nga një regjim gjenocidal që ka kryer vrasje e masakra ndaj popullësosë civile, që qëllim dhe mision ka pasur zhdukjen e popullit shqiptar nga Kosova dhe popullit boshnjak në Bosnje dhe Hercegovinë, përmbushen kushtet për t’u shpallur “prova” të papranueshme

Përderisa procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuar në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së po shkon drejt fundit dhe se nga shtatori pritet ana tjetër e medaljes që është shpërfaqur deri tash, ku roli i palës mbrojtëse do të jetë shumë i rëndësishëm, me prova dhe dëshmitarë të besueshëm.

Është e rëndësishme të theksohet se në procedurat gjyqësore, provat janë të rëndësishme dhe kanë rol përcaktues në vendimin gjyqësor.

Për dallim prej procedurave të tjera gjyqësore, kur rol dominues ka fuqia provuese e një prove të caktuar, dhe se varet se gjykata i falë apo jo besimin një prove, qoftë ajo materiale apo personale, në procedurën penale, më i rëndësishëm se sa roli dhe fuqia provuese e një prove, ka mënyra e sigurimit të asaj prove, përkatësisht mënyra e ligjshme e sigurimit të saj.

Prandaj, bazuar në rëndësinë që ka procedura penale dhe me qëllim që procesi të zhvillohet i drejtë dhe të mos lejohet mundësia eventuale e keqpërdorimit të autorizimeve ligjore, veçmas të palës që akuzon (prokurorit), i jepet rëndësi e madhe, mënyrës së ligjshme të sigurimit të provave.

Nëse provat nuk sigurohen në mënyrë të ligjshme, pavarësisht fuqisë provuese të tyre, ato shpallen të pavlefshme përkatësisht të papranueshme.

Në këtë kontekst, në lidhje me pranueshmërinë e provave, në procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së, është rregulla 138 e Rregullores së Procedurës dhe Provave e Dhomave të Specializuara e cila i referohet pranueshmërisë së provave.

Referuar paragrafit 1, të këtij neni ndër të tjera theksohet se provat e paraqitura trupit gjykues, pranohen vetëm në qoftë se kanë lidhje me lëndën, kanë vlerë provuese dhe vlera provuese e tyre nuk zhbëhet prej efektit dëmtues të tyre. Pra, janë të rëndësishme tri elemente, e para duhet me pas lidhje me lëndën e cila është objekt shqyrtimi, e dyta duhet me pas vlerë provuese dhe se vlera provuese e tyre nuk zhbëhet nga dëmtimet, apo efekti i dëmtimit të tyre.

Po provat e papranueshme?

Referuar paragrafit 2, të rregullës 138, e cila i referohet provave të papranueshme, parashihet se provat e siguruara nëpërmjet një shkeljeje të Ligjit, ose të Rregullores, apo normave të së drejtës ndërkombëtare janë të papranueshme, në qoftë se: shkelja hedh dyshim thelbësor mbi besueshmërinë e provës; ose pranimi i provës do të ishte shkelje, ose do të dëmtonte rëndë integritetin e procesit.

Kjo dispozitë është tejet e rëndësishme dhe domethënëse, madje mbi bazën e kësaj, provat e pranuara nga shtetit serb duhet shpallen të papranueshme ngase nuk ka dilemë që plotësohen kushtet për një gjë të tillë.

Po ashtu, nuk ka dyshim se provat e siguruara nga një regjim i cili ka ushtruar veprime të dhunshme, përfshirë qëllim për zhdukje të popullit shqiptar nga Kosova, deri në shkallën sa është detyruar të intervenojë NATO-ja, pra, përveçse përmbushet me dyshime të forta dhe të bazuara elementi i parë që këto prova janë siguruar me shkelje ligji, qartazi janë edhe në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare.

E duke qenë si të tilla, pa asnjë dyshim këto shkelje hedhim dyshime të forta përveçse mbi besueshmërinë e tyre, po ashtu pranimi do të dëmtonte rëndë integritetin e procesit gjyqësor, integritet i cili edhe ashtu është i dëmtuar tej mase.

Prandaj, është shumë e rëndësishme të ritheksohet fakti se në rrethanat të rastit konkret, përmbushen kushtet e përcaktuar me Rregullore, që këto “prova” të shpallen të papranueshme.