19.7 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Provat për mosmenaxhimin e bërllokut në Prishtinë, Prokuroria vë Policinë në lëvizje

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës  për grumbullimin e informatave dhe provave  në lidhje me mungesën e trajtimit të mbeturinave dhe situatën e krijuar në Komunën e Prishtinës si rezultat i mos grumbullimit të tyre.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit, në cilësinë e Koordinatorit kundër krimeve mjedisore në Prishtinë, ka kërkuar nga njësia për hetimin e krimeve mjedisore në Prishtinë, që  të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të veprës penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe trajtimin me prioritet të çështjeve që ndërlidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe interesin public”.

Të ngjashme

Të fundit