Sot po mbahet procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
E gjatë mbajtjes së Gjykimit është bërë e ditur se Gjykata Speciale ka prezantuar si provë një dokument të UÇK-së, në formë urdhëri të dhënë.
Në atë urdhër thuhet se duhet që të arrestohen ata që kanë treguar lojalitet ndaj pushtuesit dhe janë uniformuar me veshje të policisë serbe.
“Urdhërohen Komandantat e ZO të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të urdhërojnë forcat e rendit(PU) të UÇK-së që ti arrestojnë ata qytetarë që duke treguar lojalitet ndaj pushtuesit janë uniformuar me veshje të policisë serbe me çka kanë bërë tradhti ndaj popullit shqiptar”, thuhet në urdhëresën e Gjykatës Speciale.
Më tutje thuhet se njësoj do të veprohet edhe në të ardhmen për çdo qytetarë që implikohet në çfarëdo policie jashtë formacionit të UÇK-së, para dhe pasi të zgjidhet statusi politik i Kosovës.
Në fjalën e tyre para trupit gjykues të akuzuarit janë shprehur të pafajshëm.