1.9 C
New York
Wednesday, February 18, 2026

Buy now

Protestuesit sfiduan motin e ftohtë”, “Mijëra njerëz marshuan” – Washington Post dhe AP raportojnë për protestën e djeshme

- Advertisement -

Qytetarë nga vise të ndryshme, dje marshuan në sheshet e Prishtinës me moton “Drejtësi, jo politikë”. Protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së ishte protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë në Kosovë.

Protesta kishte mbulim të madh mediatik. Përpos mediumeve vendore dhe rajonale, edhe mediumet më prestigjioze ndërkombëtare raportuan për të.

Dy nga mediumet më prestigjioze në SHBA, por edhe në botë, Washington Post dhe Associated Press (AP), kanë shkruar se mijëra njerëz kanë marshuar në Kosovë në mbështetje të krerëve të UÇK-së, shkruan Demokracia.com.

“Protestuesit, shumë prej të cilëve të mbështjellë me flamuj të kuq e të zinj shqiptarë, sfiduan motin e ftohtë dhe me dëborë në kryeqytet, Prishtina, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj procedurave në Hagë kundër ish-presidentit dhe udhëheqësit rebel Hashim Thaçi”, thuhet ndër të tjera në Washington Post dhe Associated Press.

Të ngjashme

Të fundit