Grupe të protestuesve serbë po vazhdojnë të qëndrojnë para objekteve të komunave në veri për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj në zyre. Derisa kryetarët e sapo zgjedhur po qëndrojnë aktualisht në Prishtinë në një takim me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier dhe ambasadorët e QUINT-it, protestuesit janë në pritje të veprimeve që ata do të ndërmarrin.
Derisa në Leposaviq dhe Zubin Potok situata është e qetë, në Zveçan mëngjesin e sotëm u hodh gaz lotsjellës nga serbët në përpjekje për tu futur në komunë mirëpo policia u detyrua të përdor mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Në veri sot është vërejtur një prani e madhe e pjesëtareve të KFOR-it amerikan, italian dhe polak të cilët po e monitorojnë situatën.