6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Protestuesit paralajmërojnë se nuk do ta ndalin protestën deri në orë të vona të mbrëmjes

- Advertisement -

Pjesëmarrësit në protestën që po kërkojnë drejtësi për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë të dyshuar po qëndrojnë përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.

Siç është dëgjuar në thirrjet e tyre në protestë, kjo e fundit pritet të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes, raporton lajmi.net.

Madje, të njëjtit kanë bërë thirrje që të shtohet numri i pjesëmarrësve në protestë.

Më herët, protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të derës hyrëse të Qeverisë.

Me ngjyrë e hodhën edhe objektin e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe mbuluan me ngjyrë të kuqe pllakën e Prokurorit të Shtetit.

Në protestë pjesëmarrës janë parë mijëra persona, si dhe politikanë e figura të njohura publike.

Protesta ka filluar nga ora 12:00 dhe po vazhdon ende.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit