7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Protestuesit në Shqipëri çajnë kordonin e policisë, përmbyllet protesta me incident

- Advertisement -

Është përmbyllur me incident protesta e opozitës së bashkuar në Shqipëri përpara Kryeministrisë, ku kordoni policor është thyer dhe disa demonstrues janë ngjitur pranë dyerve të godinës, duke shqelmuar edhe dyert e blinduara me hekur.

Nga ana tjetër, disa qytetarë, me të ngjitur shkallët e Kryeministrisë, kanë filluar të ndezin qirinj, paqësisht, si shenjë revolte për disa vdekje të ndodhura në kohët e fundit, për të cilat akuzohen forcat blu, raporton Albanian Post.

Me të përmbyllur fjalimin e tij kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, disa prej demonstruesve u larguan nga vendi, ndërsa të tjerë, u turrën drejt godinës së Kryeministrisë.

Kordoni i thjeshtë policor, me vetëm një rresht të tillë, pas një rezistence të shkurtër, u thye përballë qytetarëve dhe këta të fundit vërshuan brenda.

Me të ndodhur kjo gjë, disa të rinj kanë vandalizuar ndërtesën, duke hedhur bojë dhe duke goditur pjesën e blinduar të dyerve.

Më pas, menjëherë në vendngjarje, kanë ardhur përforcime nga radhët e Policisë dhe u bë neutralizimi i atyre demonstruesve, të cilët po ndërmerrnin veprime kundrejt objektit.

Disa prej tyre, janë shoqëruar menjëherë nga efektivët, ndërsa të tjerë vijojnë të qëndrojnë në shkallët e Kryeministrisë, duke ndezur qirinj.

Këta të fundit, nuk janë prekur nga ana e policëve dhe janë lënë të vijojnë protestën e tyre

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit