Protestuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë kanë pasur një diskutim më të ashpër me Policinë e Kosovës, të cilëve u thanë se nuk do të lëviz asnjë nga autobusët që është vendosur në rrugën “Agim Ramadani” pa përfundu protesta.
Ai ka thënë se për këtë ishin lajmëruar institucionet një ditë më parë, por kërkon edhe nga ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati që të reflektojë.
“Asnjë nuk lëvizim pa u kry protesta, as nuk jemi për drogë e as për hajni por për protestë. Të shohim, sekretari ka e dhënë deklaratën, atëherë i largojnë, nesër fillojnë edhe më gjerë. Ne jemi në të drejtën dhe vendin tonë. Autobusët që janë në “Agim Ramadan” pa përfundu protesta asnjë nuk lëvizim. Ne e kemi paralajmëruar dje që protesta ka me qenë në këtë rrugë dhe nuk lëvizim për dy-tre orë. Autobusët asnjë nuk kanë me u largu. Duhet me reflektu Ministria e Financave. Autobusët e Trafikut Urban dhe privatë nuk lëvizin pa u kry protesta, pikë”, tha njëri nga protestuesit.
Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe ata të operatorëve privatë nga e hëna kanë ndërpre qarkullimin në kryeqytet meqenëse nuk kanë marrë pagat e tyre.
Ata të hënën fillimisht shkuan te Komuna e Prishtinës e më pas bashkë me kryetarin Përparim Rama u vendosen te objekti i Qeverisë. Megjithatë ata u takuan me ministrin në detyrë të Financave Hekuran Murati, por nuk gjetën një zgjidhje.






