3.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Protestojnë qytetarët në Tiranë në mbështetje të Kosovës: Përjetë bashkë

- Advertisement -

Në pasditën e kësaj të premteje qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën përpara Kryeministrisë, aty ku protestuan kundër qëndrimeve të Edi Ramës për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Kjo protestë është nxitur nga qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në Kosovë, i cili ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos-koordinim me aleatët ndërkombëtarë si dhe ka hezituar të mbajë qëndrim për rrëmbimin e policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të shtetit.

Protestuesit kërkojnë më shumë mbështetje nga qeveria e Shqipërisë për Kosovën, derisa një nga slloganet e protestës është “Duam bashkimin e kombit”.

Arsyeja pse protestuesit po protestojë para Kryeministrisë është qëndrimi i mbajtur nga qeveria dhe deklaratat e saj.

Këta protestues i kërkojnë qeverisë shqiptare që të mos jetë e paanshme, por të jetë krah Kosovës. /OraNews/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit