Sot do të zhvillohet një protestë në përkrahje të minatorëve të Trepçës, të cilët kanë hyrë në grevë, me kërkesa për paga të rregullta, kushte më të mira dhe dorëheqjen e menaxhmentit.
Ngjarja do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të zhvillohet para menaxhmentit të minierës “Trepça”, në hyrje të Mitrovicës, shkruan lajmi.net.
Kujtojmë që greva e minatorëve të Trepçës filloi mëngjesin e të martës.
Të gjithë minatorët që nga ajo ditë refuzojnë të hanë e të pinë. Kjo ka çuar deri në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të disave prej tyre. Në disa raste minatorëve u ka rënë të fikët e në raste të tjera minatorë grevistë janë dërguar në spital
Lajmi.net ka qëndruar dje në minierë atje ku po qëndrojnë minatorët grevistë.
Ndërkohë menaxhmenti i ndërmarrjes ka kërkuar që të ndërpritet greva pasi që sipas tyre ajo është e jashtëligjshme