1.7 C
New York
Sunday, February 22, 2026

Buy now

Protestë në Zajm: banorët kërkojnë njohjen e pronësisë mbi shtëpitë dhe tokat

- Advertisement -

Banorët e fshatit Zajm, me pankarta në duar, kanë dalë në protestë për të kërkuar zgjidhje për çështjen e pronave të tyre.

Në shenjë pakënaqësie, ata kanë bllokuar magjistralen Prishtinë–Pejë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë me veprime të tilla deri në marrjen e një përgjigjeje nga institucionet, ka raportuar Klan Kosova.

Protestuesit kërkojnë nga shteti njohjen e pronësisë mbi shtëpitë dhe tokat e tyre. Sipas tyre, problemi lidhet me historikun e pronave në këtë zonë: para disa dekadash, këto parcela kanë qenë të regjistruara në emër të banorëve serbë, pasi zona ka qenë e banuar kryesisht me serbë.

Pas kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre, është krijuar një situatë kaotike juridike, ku – siç pretendojnë banorët – disa noterë kanë njohur pronësinë e njëjtës shtëpi apo prone për më shumë se një person. Në praktikë, një pronë rezulton e shitur ose e regjistruar dy herë, duke lënë dhjetëra familje në pasiguri të plotë ligjore.

Të ngjashme

Të fundit