19.1 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

Protestë e transportuesve të autobusëve, kundërshtohet ndalesa te Xhamia e Llapit

- Advertisement -

Shoqata e Transportit të Autobusëve Podujevë- Prishtinë mbajti sot protestë para Komunës së Prishtinës, për shkak të rikthimit të ndalesës për kthimin e autobusëve te Xhamia e Llapit.

Protesta është zhvilluar në orën 8:00 të mëngjesit, në kohën kur u bë edhe nisja e parë nga Podujeva për në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Në protestë u kundërshtua rikthimi i ndalesës te Xhamia e Llapit.

Kryetari i Shoqatës së Transportit të Autobusëve Podujevë- Prishtinë , Beqir Mustafa, tha se janë dënuar me gjoba nga inspektorët dhe u janë marrë tabelat, ndërsa sipas tij, autoritetet nuk kanë përmbushur asnjë nga kërkesat e tyre.

Ai u shpreh se nuk do të rikthehen në punë pa realizimin e këtyre pikave dhe shtoi se vendimet e komunës i detyrojnë të qarkullojnë në rrugë të rrezikshme, duke sjellë rrezik për nxënësit dhe fëmijët që udhëtojnë çdo ditë.

“Ne jemi dal me ju përmbajt rendit të udhëtimit që e kemi të vërtetuar nga ministria. Na kanë nal inspektorët, na kanë dënuar ka 500 euro, na kanë marr tabelat. Ne i kemi autobusët aty ku na kanë ndërpre. Nuk punojmë deri në realizim të pikave tona që i kemi kërkuar prej tyre. Me na respektuar rendin e udhëtimit që e kemi nga ministria, atëherë do të punojmë. Na ka qitur në atë rrugën e Zagrebit, është hekurudha, duhet me kolocat garta që vijnë me fëmijë, plus ai Lufatri i ka vendos mbrojtësit aty, thojke ka me betonu rrugën. I ka vendos edhe te ura e hekurit atje nalt. Jena marr vesh me i largu taksitë, jeni hi andej këta nuk i kanë larguar taksitë. Ne nuk do të tërhiqemi deri në realizim të kërkesave tona. Nuk i kanë mbajt kushtet asnjë”, tha ai.

Protestës iu bashkuan edhe qytetarë. Antigona Jakupi tha se ndalesa e autobusëve po e vështirëson lëvizjen e banorëve të Podujevës dhe se kjo situatë rrezikon jetën e qytetarëve, sidomos të nxënësve dhe mësimdhënësve afër shkollës “Modeli”.

“Podujeva frekuenton shumë banorë. Qytetarët llapjan kanë biznese në Podujevë, udhëtojnë çdo ditë e frekuentojnë atë rrugë. Është shumë rrezik, nuk e di a keni qenë, a e keni parasysh çfarë rruge është ku presim te shkolla ‘Modeli’. Nuk e lënë të parkohet autobusi, duhet me dalë në semafor, rrezikohet jeta e qytetarit, është shkollë publike aty, rrezikohet jeta e nxënësve, e mësimdhënësve. Komuna duhet të bëjë një zgjidhje për neve. Duhet marrë parasysh kushtet për qytetarët, asnjë nuk e kanë lehtë, as pronarët e autobusëve. Unë udhëtoj çdo ditë me taksi, e di çfarë neglizhence u bëhet këtyre. Rrezikojnë jetën e qytetarit, rrezikojnë punën e vet. Nuk është faji i tyre, plotësisht janë të pafajshëm këta (shoferët e autobusëve)”, tha ajo.

Ndërsa, qytetarja Nazmije Hajrullahu e cilësoi vendimin si “të padrejtë” dhe “të papranueshëm”, duke thënë se udhëtimi prej Podujevës në Prishtinë është bërë tepër i gjatë dhe i lodhshëm. Ajo tha se një praktikë e tillë nuk ka ekzistuar më parë dhe se qytetarët janë të dëmtuar rëndë nga ky vendim.

“Kjo është poshtërsi e madhe. Na bëjnë të padrejtë. Nuk lejon as me biletë, thonë të sillemi ne prej Podujevës 1 orë e gjysmë edhe 40 minuta deri në stacion, edhe me ardhë edhe aty bëjmë një orë, derisa të shkon në punë 5 orë bëjmë. Kjo është tmerr. Për neve shumë keq na kanë bërë. Nuk po e kuptoj. Kjo ka ekzistuar prej që është Podujeva e Prishtina, kjo s’ka qenë e ndaluar kurrë. Shumë keq”, tha ajo.

Kjo protestë pasoi aksionin e një dite më parë të Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku u ndalua kthimi i autobusëve të Podujevës nga Xhamia e Llapit.

Drejtori i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku, tha të hënën për Ekonomia Online se kërkesa e Shoqatës për ta bërë kthimin në këtë lokacion është e papranueshme për komunën.

“Shoqata e autobusëve të Podujevës e pat paralajmëruar para 10 ditësh këtë grevë, ne kemi pasur një takim ditën e premte në polici bashkë me të njëjtit dhe ju kemi dhënë disa propozime për ta zgjidhur situatën. Në ndërkohë policia ju ka konfirmuar atyre madje edhe me vendim me shkrim, siç kemi marrë informacion sot, se greva mund të zhvillohet sepse është e drejtë kushtetuese dhe ligjore, mirëpo nuk mund të ketë pengesë në qarkullim të komunikacionit, që nënkupton se sikurse herën e kaluar autobusët nuk mund të qëndrojnë për ta bllokuar ndonjërin nga shiritat, siç ka qenë rasti i mëhershëm te Komuna apo edhe tash siç është bërë bllokimi tek lagja Top Hane”, tha Lushaku

Të ngjashme

Të fundit