5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Protestat masive në Sri Lanka, 55 të plagosur

- Advertisement -

Numri i personave të lënduar në protestat e Sri Lankës është rritur në 55.  Mes të plagosurve është një ligjvënës nga Sri Lanka lindore, njoftuan autoritetet.

Zemërimi arriti nivele të paprecedentë në kombin e Azisë Jugore prej 22 milionë banorësh të shtunën, pasi më shumë se 100,000 njerëz u mblodhën jashtë rezidencës së Presidentit Gotabaya Rajapaksa, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Pamjet e transmetuara në televizionin e Sri Lankës dhe në mediat sociale tregojnë se protestuesit hynë në Shtëpinë e Presidentit, zyrën dhe rezidencën e Rajapaksa në kryeqytetin tregtar, pasi depërtuan kordonët e sigurisë të vendosura nga policia. Imazhet tregojnë demonstruesit brenda ndërtesës, si dhe duke notuar në pishinën e rezidencës. Rajapaksa është zhvendosur diku tjetër, thanë zyrtarët e sigurisë për CNN.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit