Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me Kushtetutë dhe Ligj

- Advertisement -

Mijëra studentë shqiptarë u mblodhën dje në Shkup për të protestuar me kërkesën për lejimin e provimit të jurisprudencës në Gjuhën Shqipe.

Kjo pati jehonë të madhe edhe mori mbështetjen e Shqipërisë, por pjesërisht edhe të Kosovës.

Çështja në fjalë u diskutua edhe në emisionin Kosova Today.

Zëvendës Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Ylber Rufati, deklaroi se kërkesat e studentëve duhet të respektohen.

“Sipas informacioneve që studentët i bënë të ditur, ata do të vazhdojnë me protesta deri në respektimin e Ligjit për gjuhët në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ai.

Derisa përkrahje të kërkesave të studentëve, iu dha edhe analisti Albert Musliu.

Musliu deklaroi se studentët janë në anën e Ligjit.

“Në fakt me Ligjin ekzistues për përdorimin e gjuhëve, ata e kanë të garantuar këtë me Kushtetutë edhe me Ligj, por duket se ministri i Drejtësisë ka Epifami patriotike dhe tenton të bëhet kushtimisht “Patrioti kryesor” në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Musliu.

 

Të ngjashme

Të fundit