17 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Protesta nesër në Prishtinë ku bllokohen rrugët, Komuna: Gjeni rrugë alternativa

- Advertisement -

Pas protestës së paralajmëruar nga komuniteti i bizneseve prodhuese ku do të bllokohen rrugët hyrëse për në Prishtinë – Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për gjetjen e rrugëve alternative në kohën sa gjatë protesta. Bllokada do të jet për dy orë, prej orës 10:00 deri në 12:00.

“Protesta do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në ora 12:00, si shenjë kundërshtimi ndaj procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025. Zonat që do të preken nga bllokimi janë: Hyrja nga Veterniku dhe Gjilani, përfshirë rrugën pranë Albi Mall dhe pjesën poshtë Veternikut (akseset nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti). Hyrja nga Fushë-Kosova dhe Mitrovica, konkretisht në rrethin e Madh te Lakrishtja (Dukagjini Tower). Hyrja nga Podujeva, në lagjen Vranjevc – përfshirë zonën te ish-Humanisti dhe udhëkryqin pranë bankës Raiffeisen (bllokohet qasja në drejtim të Podujevës dhe nga Dragodani drejt Shkabaj/Orlloviqit)”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit