16.6 C
New York
Friday, October 17, 2025

Buy now

Protesta në Tiranë, Hajdari: Presim rreth 50 mijë pjesëmarrës, nuk flet asnjë politikan aktiv

- Advertisement -

Koordinatori i protestës së OVL e UÇK-së në Tiranë, Shkëlqim Hajdari, thotë se protesta e nesërme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të jetë gjithëkombëtare.

Hajdari, në Debat Plus në RTV Dukagjini, u shpreh se përkundër kohës së shkurt të përgatitjes për protestën presin që të marrin pjesë deri në 50 mijë persona.

“Nga të gjitha informacionet që kemi nga Shqipëria, Kosova. Maqedonia e Veriut dhe disa zona të Malit të Zi dhe Preshevës – pjesëmarrja nesër do të jetë shpirtërore dhe vëllazërore e shqiptarëve dhe do të jetë e madhe. Ne i kemi siguruar të gjithë vëllezërit që vijnë se vendparkingu afër sheshit që jetë e dedikuar për ta për të marrë pjesë. Nesër i gjithë sheshi ‘’Skënderbeu’’ do të ruhet nga policia dhe të gjitha shpenzimet e protestës janë të mbuluar nga qytetarë vullnetarë”.

“Me të dhënat që jemi nga Kosova do të vijnë rreth 60-70 autobusë përveç veturave. Të gjithë shqiptarët që vijnë rreth 40-50 mijë pjesëmarrës, po ashtu nuk kemi pasur shumë kohë që të organizojmë – kemi operuar shpejt por kjo do të jetë protesta e parë mbarë kombëtare që mbahet ne sheshin “Skënderbeu”. Katër burrat që po gjykohen atje janë të pafajshëm dhe këtë do ta marrin vesh të gjithë”, tha Hajdari.

Hajdari, mes tjerash, u shpreh se në protestën e nesërme nuk do të flasë asnjë politikan aktivë.

Të ngjashme

Të fundit