12.4 C
New York
Tuesday, April 15, 2025

Buy now

Protesta në shumë vende të botës kundër luftës së Izraelit në Gaza

- Advertisement -

Qindra mijëra protestues kanë dalur në rrugët e qyteteve evropiane, Kanadasë, Amerikës dhe vendeve të tjera të botës për të shprehur solidaritetin e tyre me popullin e Gazës.

Ata kanë kërkuar nga qeveritë e tyre që të bëjnë presion mbi shtetin e Izraelit për të ndaluar sulmet ndaj Gazës.

Në një video të verifikuar nga Al Jazeera, shihen mijëra protestues kanadezë duke marshuar drejt ndërtesës së parlamentit duke kërkuar që të bëhet presion që të bëhet presion që t’i jepet fund rrethimit të Gazë dhe që të ndalet lufta.

Protesta janë parë edhe në kryeqytetin maroken, Rabat dhe kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka ku mijëra protestues ngritën flamurin palestinezë dhe brohoritën sloganë që dënojnë masakrat izraelite.

Demonstrata ka pasur edhe në qytetet evropianë, ku në Stokholm të Suedisë aktivistët demonstruan skena nga pamjet e që dolën nga videot ku ushtarë izraelitë ekzekutuan personelin mjekësorë dhe gazetarët në Gaza.

Shumë protestues janë parë edhe në Nju Jork të SHBA-ve, ku protestuesit u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin e një gjykatësi për emigracion i cili vendosi të premten që aktivisti palestinez, Mahmoud Khalil, të dëbohet sipas një ligji federal që përdoret rrallë, duke përmendur shqetësimet e politikës së jashtme.

Mahmoud Khalil, një banor i përhershëm ligjor dhe mbajtës i kartës së gjelbër, u arrestua nga oficerët e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së më 8 mars në banesën e tij në Universitetin Columbia në Nju Jork, pasi mori pjesë në protestat pro-palestineze.

Më shumë se 50,900 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza nga sulmet izraelite që nga tetori i vitit 2023.

Izraeli përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Të ngjashme

Të fundit