-0.2 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Protesta në Shkup, Shala: Pas liderëve të UÇK-së qëndron një popull i tërë.

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 16, Ferat Shala, ka komentuar protestën e sotme në Shkup në mbështetje të liderëve të UÇK-së të cilët po gjykohet në Hagë.

Ai ka thënë se nga çdo trevë, nga çdo cep ku flitet shqip, shqiptarët po bashkohen si një trup i vetëm për të mbështetur udhëheqësit e luftës dhe bashkëluftëtarët e tyre.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë luftëtarët e lirisë nuk janë vetëm në kërkesën e tyre për një proces të drejtë, të paanshëm dhe transparent”, ka shkruar Shala në Facebook.

Postimi:

Prishtina, Tirana dhe sot Shkupi janë mbuluar me ngjyrat e krenarisë sonë kombëtare, kuq e zi. Rrugët jehojnë nga zëri i popullit, sepse këto protesta kanë vetëm një thirrje dhe një qëllim: drejtësi.

Drejtësi për çlirimtarët tanë, të cilët sot po përballen me akuza që në thelb shtrembërojnë të vërtetën e shenjtë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga çdo trevë, nga çdo cep ku flitet shqip, shqiptarët po bashkohen si një trup i vetëm për të mbështetur udhëheqësit e luftës dhe bashkëluftëtarët e tyre. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë luftëtarët e lirisë nuk janë vetëm në kërkesën e tyre për një proces të drejtë, të paanshëm dhe transparent.

Pas tyre qëndron një popull i tërë.

Sepse liria ka emër, dhe ai emër është UÇK.

Të ngjashme

Të fundit